LAJMI I FUNDIT:

Rregulla specifike për përdoruesit e Apple Card

Rregulla specifike për përdoruesit e Apple Card

Brenda një kohe të shkurtër, Apple do ta sjellë kartën e kreditit që e ka paralajmëruar kohë më parë, e cila do të ketë edhe rregulla shumë specifike për përdoruesit.

Goldman Sachs është kreditori që po e zhvillon këtë sistem me Apple, që ka treguar një pjesë të marrëveshjes që do bëhet me klientët, të cilëve iu ndalohen disa modifikime në telefonat iPhone që i kanë në shfrytëzim, transmeton Telegrafi.


“Nëse bëni modifikime të paautorizuara në Eligible Device, si në sistemin e softuerit apo harduerit, qa sja juaj dhe menaxhimi i llogarisë suaj është e papranueshme. Në momentin që pranoni të bëni modifikime, iu ndalohet hyrja në llogari, si pjesë e shkeljes së marrëveshjes” thuhet në një pjesë të kontratës që duhet ta pranojë klienti në hapjen e llogarisë.

Për mbrojtjen e klientëve të Apple Card nga hakerët dhe keqbërësit e ndryshëm kibernetikë, është krijuar kjo formë shumë e sigurt, që menjëherë mbyllë llogarinë e përdoruesve, deri në një vendim tjetër.

Të dhënat për Apple Card, vijnë në kohën kur mësohet se punonjësit e kompanisë janë duke e testuar, ndërsa pritet të vijë brenda muajit gusht dhe të jetë një sistem shumë i mirë. /Telegrafi/