LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Time Kadrijajt për luftën: Për femrat ishin sfiduese rrethanat malore

Rrëfimi i Time Kadrijajt për luftën: Për femrat ishin sfiduese rrethanat malore

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka rrëfyer detaje nga lufta e UÇK-së, pjesëtare e së cilës ishte edhe ajo.

Kadrijaj thotë se pas sulmeve serbe në shtëpinë e Familjes Haradinaj ajo, si mjeke që ishte, me kënaqësi iu bashkëngjit radhëve të UÇK-së, bashkë me shumë gra e vajza të tjera të profesionit, përcjell Telegrafi.


Thotë se në radhët e UÇK-së kishte edhe shumë kontribuese të tjera, që bënin ushqim për ushtarët, lanin rrobat e tyre e shërbime të tjera të vlefshme.

Mjekja tregon se ka operuar në Zonën e Dukagjinit në vijat e para të frontit, duke mbledhur të gjitha barnat që ishin në shtëpi, për t’i grumbulluar në një shtëpi periferike, që të mund të përdoreshin për shërimin e ushtarëve të plagosur.

Deputetja e AAK-së tregon se më pas është improvizuar një spital ushtarak në fshatin Irzniq.

“Me angazhimin e të gjithëve në atë spital u improvizua edhe një sallë për operacione, ku shumë ushtarëve u janë bërë ndërhyrje kirurgjike, duke iu shpëtuar jeta”.

Kadrijaj thotë se pavarësisht se ka qenë personal mjekësorë, ajo dhe kolegët e saj kanë qenë të stërvitur për çfarëdo situata dhe kanë pasur armët me vete.

Mjekja e UÇK-së thotë se ajo ishte rreth moshës 26-27 vjeçe kur u gjend në frontet e luftës dhe sipas saj për femrat ishte më sfiduese të luftoje në kushtet dhe rrethanat malore.

“Më kujtohet kur në Koshare donim të thyenim kufirin na u deshtë të udhëtonim natën në kushte kur binte shi dhe ishte shumë ftoftë. Gjithë rrugës jemi lagur dhe jemi rrëzuar kohë pas kohe. Na është dashur me një qese të improvizojmë një vendqëndrim për të pritur mëngjesin sepse dihej që do të sulmonim më 9 prill”.

Kadrijaj thotë se asnjë ushtarë nuk ka vdekur për shkak të mungesës së ndihmës së parë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori