LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i studentit italian, i cili tre herë u fut në izolim për shkak të coronavirusit: Gjithçka filloi në Wuhan

Rrëfimi i studentit italian, i cili tre herë u fut në izolim për shkak të coronavirusit: Gjithçka filloi në Wuhan

Studenti italian Lorenzo Di Berardino është bërë ekspert i karantinimit kundër dëshirës së tij. Ai madje tre herë ka qenë në izolim për shkak të coronavirusit, fillimisht në Wuhan, më pas si një njeri i kthyer nga jashtë në periferi të Romës dhe në fund në rajonin që është goditur më së rëndi nga epidemia.

“Me sa duket jam i pafat”, ka deklaruar me një dozë humori ky 22-vjeçar nga Italia, transmeton Telegrafi.


Ai në fillim të këtij viti në kuadër të programit të shkëmbimit të studentëve, i kishte kaluar disa muaj pikërisht në Wuhan të Kinës, nga ku edhe ishte përhapur virusi SARS-CoV-2. Disa ditë para se planifikonte të kthehej në shtëpi, qyteti kinez me dhjetëra miliona banorë u mbyll plotësisht.

Në fillim të shkurtit, ushtria italiane me aeroplan kishte shkuar për ta marrë atë dhe disa qytetarë tjerë italianë. Por, pasi që ishte i kthyer i është dashur t’i kalojë 17 ditë në barakat e ushtrisë jo larg qytetit të Romës, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Më 20 shkurt kur më në fund iu lejua rikthimi në Pescara, në pjesën qendrore të Italisë, vërejti se qytetarët po e shikonin me një dozë dyshimi. Të njëjtën ditë, në qytetin Cordonia është regjistruar rasti i parë me coronavirus, kurse më 10 mars qeveria e këtij vendi urdhëroi mbylljen e shkollave duke e vendosur edhe orën policore në tërë Italinë.

Prej asaj kohe Lorenzo ka vazhduar studimet nga shtëpia – online, kurse kufizimi i lëvizjes nuk po i duket edhe aq tragjike. “Duhet të respektojmë masat, na pëlqyen apo jo”, ka thënë ai për fund. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Kalo në kategori