LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi ndryshe i Memli Krasniqit: Kontributi më i mirë që i bëhet vendit, kyçja në parti politike (Video)

Rrëfimi ndryshe i Memli Krasniqit: Kontributi më i mirë që i bëhet vendit, kyçja në parti politike (Video)
Memli Krasniqi

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, vjen me një rrëfim për jetën, muzikën dhe karrierën politike në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Krasniqi ka thënë se kalimi i tij nga muzika në politikë nuk ka qenë ndonjë befasi për njerëzit që e kanë njohur, pasi si thotë se shkollimi i tij ka qenë në këtë drejtim.


Zgjedhjen e PDK-së, Memli thotë se e ka bërë në kohën kur ky subjekt politik nuk ishte në pushtet e as favorit për të fituar zgjedhjet.

“Zgjedhja ime nuk ishte të bëhesha me favoritin, por aty ku kam hapësirë… Njerëzit në taksi më pyetnin ‘mos je i Drenicës që ke hy në PDK?!’, por unë nuk pritoja të u sqaroja për zgjedhjen time”, tha ai,  përcjell Telegrafi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se njerëzit, pavarësisht profileve duhet të angazhohen në politikë pasi sipas tij në të kundërtën vendin e tyre do ta zënë njerëzit që kanë më pak prirje e aftësi.

“Deshëm apo nuk deshëm, kontributi më i mirë për vendin, jo vetëm në Kosovë por çdo kund në botë, bëhet në mënyrën më efikase përmes partive politike”.

“… Me njerëz që nuk kanë shumë aftësi e prirje për politikë edhe cilësia e përgjithshme e punës dhe institucioneve do të jetë më e dobët”.

Krasniqi thotë se shumë miq të tij i ka nxitur të futen në politikë dhe një pjesë e madhe e tyre sot kanë pozita të rëndësishme në institucione./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori