LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i ministrit Lluka për vitet e punës së tij si bukëpjekës (Foto)

Rrëfimi i ministrit Lluka për vitet e punës së tij si bukëpjekës (Foto)

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, në ditëlindjen e tij, ka rrëfyer historinë e tij interesante jetësore.

Lluka, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se para 16 vitesh kishte punuar në një furrë buke dhe se kishte punuar me vullnet, sepse vetëm puna, sjell një të ardhme më të mirë për ne

Dje e kisha ditëlindjen dhe, nëse për asgjë tjetër, reflektoj në vitet e shkuara për të kujtuar momentet e ndryshme që jeta na drejton të gjithëve. I gëzohem ditëlindjes si festë e jetës dhe shëndetit dhe lutem për të gjithë ata që kanë sfida në këtë drejtim.

“Përmes këtij postimi, kam dëshirë t’i motivoj të rinjtë tanë se karriera nuk fillon vetëm me punë në zyrë. Ka të tillë me fat, por jo të gjithë kanë fat të tillë”, ka shkruar Lluka.

Postimi i plotë i ministrit Lluka:

“Sa isha duke shikuar disa foto, hasa në punët e ndryshme që i kam bërë në jetë dhe fokus të veçantë kishin ato punë që ishin të vështira por me mësime të fuqishme. Para rreth 16 viteve, kam punuar në furrë të bukës. Dita tipike e punës ka qenë nga ora 19:00 deri në 4:00 mëngjes, çdo ditë të javës, pa e pasur lluksin e kohës së pushimit për shkak të llojit të produktit (bukës) që nuk pret për pushime.

Arsyeja pse po e përmendi këtë punë ka të bëj kryesisht me atë që duhet të jemi optimist me jetën, të punojmë në çdo moment me vullnet dhe dëshirë se puna dhe vetëm puna, sjellë një të ardhme më të mirë për ne. Pra përmes këtij postimi, kam dëshirë t’i motivoj të rinjtë tanë se karriera nuk fillon vetëm me punë në zyrë. Ka të tillë me fat, por jo të gjithë kan fat të tillë. 

Në fakt, unë besoj që një punë e zanatit dhe mundit, të mëson më shumë në jetë. Të jep njohuri mbi qështjet parimore dhe njerëzore më shumë se çdo punë tjetër. Prandaj ndihuni krenarë nëse jeni në fillim të karrierës dhe bëni punë të tilla, sepse, nga puna juaj e tillë, dikush është i kënaqur, gëzuar dhe i lumtur.

Urime festat e fundvitit dhe ju dëshiroj një vit të mbarë dhe me shëndet!”, ka shkruar Lluka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori