Viti 1997 ishte më i vështiri për Shqipërinë që nga rënia e diktaturës. Ai ishte posaçërisht i vështirë për Partinë Demokratike në pushtet për shkak të rënies së firmave piramidale, por vetë Tritan Shehu e mban mend me detaje 25 janarin e 1997-ës.
“Në prizmin personal, e një rreziku eminent, padyshim që ajo ditë ishte shumë vështirë, nga më të vështirat”, rrëfen Tritan Shehu.
Ajo ishte ditë e shtunë, por Tritan Shehu u dërgua në Lushnje për të dialoguar me protestuesit që kishin rrethuar komisariatin pas arrestimit të disa personave të konsideruar përgjegjës për firmat piramidale.
“Unë vajta në Lushnje me një ide të qartë për të shmangur përplasjen, për të shmangur përplasjen e njerëzve me repartin e policisë, që padyshim do të krijonte viktima”, thotë ai.
Lushnja ishte një zonë familjare për Tritan Shehun. Ish zv.Kryeministri dhe kryetari i PD kishte qenë deputet për një mandat, por Lushnja që ai gjeti, nuk ishte Lushnja që ai njihte. Plani për të tërhequr njerëzit nga komisariati drejt stadiumit funksionoi.
“Kanë shkuar dy ose tre helikopterë në atë çast në Lushnje. Në njërin nga këta ishin personat e arrestuar, që u liruan dhe ndërkaq njerëzit filluan të afrohen dhe grumbullohe te shkallët e stadiumit, të largohen nga komisariati dhe të afrohen drejt stadiumit duke lehtësuar kështu presionin mbi komisariatin dhe duke shmangur rrezikun e një përplasjeje të përgjakshme në komisariat”, thotë Shehu.
Stadiumi i Lushnjes ishte simboli i firmave piramidale. Në Klubin e Futbollit të Lushnjes me president të birin e Rrapush Xhaferrit, qytetarët kishin investuar pjesën më të madhe të parave dhe ishte ky stadium, ku Tritan Shehu u mbyll për disa orë në zyrat e tij, i gjendur nën rrethim nga protestuesit jashtë. A e quante veten peng?
“Është pak e vështirë ta them. Unë isha forcërisht i detyruar të rrija brenda me orë të tëra, sepse jashtë më rrezikohej jeta dhe me krijoheshin probleme”, shton ai.
Gjatë tentativës së parë dhe të vetme për dialog me turmën, Tritan Shehu ishte goditur pjesërisht me një levë nga mbrapa kokës, të devijuar nga një oficer policie. Plani i vetëm nën rrethim ishte të fitonte kohë derisa të binte nata.
“Në momentin që turma ishte rralluar, pra në momentin kur nuk kishte më rrezikshmëri u dha sinjali. U fikën dritat e zonës dhe dolëm nga stadiumi në drejtim të tribunës përballë. Kaluam derën dhe atje na priste një makinë dhe pak më larg tyre edhe 2-3 makina të tjera. U nisëm në drejtim të Fierit ku na priste helikopteri”, kujton ai.
Kur reflekton pas 20 vjetësh, ish-zëvendëskryeministri nuk ngurron të thotë gabimet e qeverisjes me firmat piramidale. Por në mendjen e tij nuk ka ndryshuar vetëm një gjë.
“Ky ishte problemi sepse ky fenomen nuk u perceptua dhe bllokua në kohën e duhur. U la të zgjatej dhe më pas u shfrytëzua nga ta që pastaj vendin e në një vorbull dhune për të krijuar atë që është e vërtetë; një revolucion të tipit komunist dhe për të përmbysur me dhunë rendin kushtetues, pavarësisht përgjegjësive të mëdha që kishin institucionet shtetarore për lejimin dhe për mosbllokimin në kohë të firmave piramidale”, shprehet Shehu.
Ndërkohë, për herë të parë Top Channel sjell edhe fotografitë e asaj dite, që janë realizuar nga Gent Shkullaku. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit