LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i njërit nga gjashtë të deportuarve – Përmend organizata, parti politike, blerje tokash e shtëpish, të financuara nga FETO në Kosovë

Rrëfimi i njërit nga gjashtë të deportuarve – Përmend organizata, parti politike, blerje tokash e shtëpish, të financuara nga FETO në Kosovë

Osman Karakaya, gylenisti i arrestuar dhe i deportuar nga Kosova, është njëri prej gjashtë personave që ka nisur bashkëpunimin me Prokurorinë e shtetit turk lidhur me veprimtarinë e organizatës FETO.

Karakaya, i cili me profesion është doktor, ka pranuar se është fajtor dhe ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë në Ankara, shkruan “YeniTan”.


Sipas gazetës YeniTan, Osman Karakaya ka dhënë edhe shumë informata për veprimtarinë e FETO-s në Ballkan, konkretisht në Kosovë.

O.K. ka pranuar se ka blerë tokë për ndërtimin e një ferme ku bëhet fjalë për 60 hektar tokë, e që janë të përfshirë shumë ish-politikanë nga Kosova, zyrtarë fetarë nga Shqipëria, dezertorët nga Turqia, anëtarë të partisë BDI nga Maqedonia dhe biznesmen të ndryshëm nga Kosova.

“Njerëzit politik të FETO-s, të cilët kanë qenë nën kontrollin e organizatave të inteligjencës, kanë blerë 600 shtëpi në Kosovë”, ka thënë ai.

Mbështetësit më të mëdhenj të arenës politike të FETO-s në Kosovë janë; Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Aktivitete të tjera kur janë bërë mbledhjet e “bamirësisë” janë realizuar nga ‘Fondacioni Atmosfera.  Ndryshe ky fondacion ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe si ndërmjetësues ndërmjet pjesëtareve të FETO-s me politikanet kosovar kur është bërë fjalë për bashkëpunim..

Ndërkaq, për organizatën FETO, janë bërë shumë hulumtime dhe shkrime për veprimtarinë e tyre në Ballkan dhe vendet e Rajonit, dhe hulumtimet kanë vënë në pah se struktura FETO në Kosovë vepron në shumë fusha edhe atë nga fusha e edukimit, biznesit, organizata jo qeveritare deri në burokraci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori