LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i gruas nga Prishtina – nëna e katër fëmijëve, e cila ditën e kalon rrugëve duke kërkuar lëmoshë

Rrëfimi i gruas nga Prishtina – nëna e katër fëmijëve, e cila ditën e kalon rrugëve duke kërkuar lëmoshë

“A t’i mësoj apo të shkoj në xhami për të kërkuar lëmoshë, njërën”.

Kështu e nis tregimin e saj, Elmaze Uka nga Prishtina, nënë e katër fëmijëve, e cila ditën e kalon rrugëve duke kërkuar lëmoshë.

Pranë semaforëve, në xhami, e kafiteri, kështu 42 vjeçarja, nuk lë vend pa e “shtrirë” dorën.

Ndërsa, në mbrëmje kthehet me më së shumti katër euro.

Me vete pothuajse gjithmonë ka djalin e vogël, i cili ende nuk ka mbushur një vjet. Për të po frikësohet se do të sëmurët nga i ftohti, por edhe nga coronavirusi.

Me probleme të mëdha shëndetësore, mjerim të skajshëm, e skamje tash e sa vjet po përballet familja e Agim Ukës nga “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Në një shtrat flenë katër fëmijët, si dhe Elmazja e Agimi.

Gjithçka që kanë është një korridor e kjo dhomë, e cila nuk plotëson as kushtet për jetesë.

Në pak këta metra katrorë, muret janë mbuluar nga myku, ndërkohë që kundërmon nga era e lagështisë së mureve.

Ushqimin dhe nevojat e tjera bazike, Elmazja dhe Agimi po i sigurojnë me të ardhurat nga ndihma sociale prej 130 euro, të cilat nuk po u mjaftojnë as për barna.

“Ne i kemi kushtet shumë të vështira, kemi vllagë, shumë katastrofë. Edhe unë edhe fëmijët dalim me lyp nëpër xhamia, nëpër krejt xhamitë e Prishtinës nuk ka vend që nuk dalim. Bile tash nuk po na lejojnë. Kur ka qenë pandemia, jam dalë me të voglin – kemi lyp në të gjitha anët. Kemi dalë në semaforë, kafiteri, te semaforët në Dardani, këtu te Posta e madhe, gjithkah kemi dalë. Me këtë të voglin se shumë vllagë kemi për së tepërti, veç këto dy dhoma i kemi, katastrofë jena”, tregon ajo për KosovaPress.

Derisa rrëfen për jetën e tyre të mjerueshme, e zonja e shtëpisë, Elmazja kujton se si me raste kishte qëndruar tërë ditën në rrugë për dy euro.

“Katër euro, dy euro, tri euro edhe jam kthyer në shtëpi. Nuk të jepnin se thonin pandemia. Tani tri euro, dy euro, ashtu më së shumti. Tërë ditën për dy euro kam qëndruar paramendo. Kam dalë në ora 10, në 6 në mbrëmje jam kthye. Për dy euro tërë ditën i kam mbledhur dhe jam kthye në shtëpi. Më është lodh edhe djali pa fjet, pa pi, pa ngrënë, pa asgjë. Për dy euro tërë ditën kam qëndruar. Atë ditë nuk do ta harroj kurrë, kam me vdekur e nuk do ta harroj atë ditë. Çka më ka erdhi inati, plasa t’u qajt vet”, shton ajo.

Pavarësisht që është lodhur shumë, thotë se gjithë jetën do të kërkojë lëmoshë.

Ndryshe sipas saj, 130 euro të asistencës sociale nuk po u mjaftojnë për asgjë.

E pandemia ua ka vështirësuar edhe më shumë jetesën familjes gjashtë anëtarëshe.

Jo rrallë herë kishte shkuar edhe në komunë për ndihmë, megjithatë një gjë e tillë thotë se nuk kishte ndodhur.

Elmazja nuk ka pasur asnjëherë të holla që të pajiset me maskë e doreza, as atëherë kur del që të kërkoj ndihmë.

Thotë se po frikësohet për fëmijët se do të sëmuren e nuk do të ketë mundësi t’i dërgojë për vizita mjekësore.

Në mungesë të telefonave, e televizorit, tre fëmijët e familjes Uka kanë mbetur mbrapa me mësime.

Ndërkohë kryefamiljari Agim Uka tregon për problemet e mëdha shëndetësore që ka.

Krejt kohën e pandemisë, thotë se kishte nevojë për vizita mjekësore, megjithatë si shkak i kushteve të rënda ekonomike nuk kishe pasur mundësi.

Elmazja e Agimi të vetmen kërkesë e kanë që dikush t’iu ndihmojë për shtëpi, meqë jetesa në këtë vend çdo ditë e më shumë po vështirësohet.

Të gjithë vullnetmirët që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të lajmërohen në 044 126 988, si dhe në numrin e redaksisë së Kosovapress 044 507 766.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori