LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Besart Berishës: Do të jem në mars, jap gjithçka për Kosovën

Rrëfimi i Besart Berishës: Do të jem në mars, jap gjithçka për Kosovën

Besart Berisha do të jetë gati për ta ndihmuar Përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen e marsit ndaj Islandës.

Super sulmuesi kosovar, ka marrë lejen nga FIFA dhe ka vendosur ta prezantojë Kosovën në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.


Në një intervistë për Telegrafin, Berisha rrëfehet për vendimin që ka marrë të vijë në Kosovë edhe pse do të ketë një udhëtim tejet të vështirë prej Australisë së largët.

Berisha është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme pasi deri më tani ka shënuar 16 gola në elitën e futbollit të Australisë.

31-vjeçari aktivizohet tek skuadra australiane Melbourne Victory me plot sukses dhe synon ta mbrojë titullin e kampionit.

Kur do ta shohim Besartin ta përfaqësojë vendlindjen e tij Kosovën?

Berisha: Në muajin mars do të bëhet grumbullimi i gjithë lojtarëve për ndeshjen e 24 marsit por unë do të vij dy ditë më herët që të pushojë më shumë shkaku i rrugës së gjatë. Në mars ndaj Islandës do të jem aty.

A ishte vendim i vështirë për të pranuar ftesën e Kosovës?

Berisha: Është një sfidë e re për mua që të udhëtojë kaq gjatë për vetëm një ndeshje. Por qëllimi im gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time. Nuk ia kisha falur kurrë vetës me humbë një rast të tillë për ta përfaqësuar vendin tim.

Cili është premtimi juaj për Kosovën dhe tifozët?

Berisha: Dëshira ime e madhe është që të shënojë gola dhe të fitojmë ndeshje. Thash edhe më lartë është diçka e re të udhëtojë për një ndeshje, mirëpo shpresoj të pushoj dhe të jap maksimumin për Përfaqësuesen e Kosovës që t’i arrijmë dëshirat e çdo kosovari.

Sa i keni përcjellë ndeshjet e Kosovës dhe si ju dok skuadra e Albert Bunjakut?

Berisha: I kam përcjellë të gjitha ndeshjet e Kosovës dhe kam biseduar disa herë me trajnerin Bunjaku. Atë që kam pa është se kemi lojtarë shumë të talentuar por shihet që jemi një përfaqësuese në ndërtim e sipër. Kosova ka nevojë për kohë, por besoj që me një trajner të mirë siç është Bunjaku kemi shumë shpresa për të ardhmen. Për mua është e rëndësishme që sa më shpejtë të ketë mirëkuptim mes lojtarëve dhe të adaptohemi me sistemin e lojës të gjithë së bashku sidomos sulmuesit.

Cilat janë gjasat e Kosovës për të kaluar grupin?

Mendoj që vitin e parë ma më rëndësi se me kalua grupin është që të kemi një paraqitje të mirë në çdo ndeshje. Duhet ta formojmë një lloj stili tonin të lojës dhe të stabilizohemi. Duhet ta krijojmë identitetin tonë pastaj normal që dëshira jonë është të kualifikohemi dhe mos të humbim asnjë ndeshje. Unë jam asi tip lojtari që nuk e pranoj humbjen, por me rëndësi është paraqitja edhe me krijuar një përfaqësuese të fortë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori