Aktorja e njohur Ashley Judd ka rrëfyer së fundmi disa të vërteta të hidhura nga jeta e saj.

Në një konferencë të organizuar nga ‘Women in the World Summit’, aktorja ka treguar se është përdhunuar tri herë gjatë jetës.


w3 2

50-vjeçarja ka thënë se në njërën prej rasteve kishte mbetur shtatzënë, teksa nuk kishte dashur ta mbante fëmijën.

“Unë jam mirënjohëse që e kam bërë në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Nuk do të mundja dot kurrë të ndaja fëmijën tim me një përdhunues", ka thënë aktorja.

w2 2

“Demokracia fillon me lëkurën tonë, ne nuk duhet të rregullojmë atë që ne zgjedhim të bëjmë me anët tona”, ka rrëfyer më tej Ashley Judd. /Telegrafi/