LAJMI I FUNDIT:

Rrebeshe shiu dhe stuhi erërash – parashikimi i motit për javën e ardhshme në Kosovë

Rrebeshe shiu dhe stuhi erërash – parashikimi i motit për javën e ardhshme në Kosovë
Foto: Arkiv

Mot jo stabil do të mbretërojë gjatë javës së ardhshme në Kosovë.

Siç njofton Prishtina Weather, vendi do të dominohet nga vranësirat dhe rrebeshe shiu që mund të shoqërohen edhe me stuhi erërash.


“Moti jostabil që përfshiu vendin në fundjavë, pritet të vazhdoj edhe përgjatë javës vijuese. Vendi do të dominohet më shumë nga vranësirat, derisa kohëpaskohshme kryesisht orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Lokalisht rrebeshet mund të jenë të stuhishme të përcjella edhe me erë.  Në aspektin termik, do të mbajë mot më i freskët. Nga dita e premte, sipas parashikimeve të fundit, do të ketë më shumë diell, e mundësi për reshje shiu mbeten vetëm përreth viseve malore”, thuhet në njoftim.

Minimalet do të luhaten ndërmjet 15 gradë Celcius e 18 gradë Celcius, derisa maksimalet fillimisht luhaten ndërmjet 23 gradë Celcius e 25 gradë Celcius, e deri të premten shënojnë rritje në 28 gradë Celcius.

“Temperaturat mbesin paksa më të ulëta në fillim, e në pjesën e dytë të javës me tendencë të rritjes.  Minimalet luhaten ndërmjet 15 gradë Celcius e 18 gradë Celcius, derisa maksimalet fillimisht luhaten ndërmjet 23 gradë Celcius e 25 gradë Celcius, e deri të premten shënojnë rritje në 28 gradë Celcius. Era do të fryjë kryesisht nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5 gradë Celcius”, bënë të ditur PW.

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHMK), bënë të ditur se gjatë javës mund të ketë edhe breshër në vebdin tonë.

“Fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin , do të vazhdojnë ndikimin e tyre edhe për gjatë javës së ardhshme , duke ndikuar të kemi një mot të ndryshueshëm. Pjesët e para të ditës ,zakonisht fillojnë me rreze dielli, por gjatë ditës ,rrezet e diellit do të zëvendësohen me vranësira ,reshje shiu dhe shkarkime elektrike. Për shkak të gjendjes së lartë termike që ishte në mesjavë dhe proceseve tjera termodinamike në troposferë, rrezikohen disa zona të izoluar me reshje breshëri (breshnizë)”, njofton IMHK./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori