LAJMI I FUNDIT:

Rrahu tetë plaçkitës që donin t’ia merrnin orën, theu këmbën duke goditur njërin prej tyre (Foto)

Rrahu tetë plaçkitës që donin t’ia merrnin orën, theu këmbën duke goditur njërin prej tyre (Foto)

Alexandra Meyer ka qenë duke e shëtitur qenin në një shesh të Londrës, kur pranë saj kanë ndaluar tetë persona me motoçikleta dhe e sulmuan për t’ia vjedhur orën e shtrenjtë.

Por, 41-vjeçarja që merret me biznes dhe ka bashkëpunim të ngushtë me Tiffany & Co, nuk i la ta plaçkitin, transmeton Telegrafi.

Mayer me këmbë të thyer

“Fillova t’i godas njërin pas tjetrit. Secili që më afrohej largohej i trullosur. Por, e pësova ngaqë e godita keq njërin dhe theva nyjën e këmbës”, ka thënë Mayer lidhur me rastin.

Asaj i ka dalë në ndihmë një njeri i panjohur, që e çoi veturën në drejtim të tyre, në përpjekje për t’i frikësuar.

Forcat e rendit po bëjnë hetime, por e kanë të vështirë identifikimin e tyre sepse të gjithë ishin me helmeta. /Telegrafi/