LAJMI I FUNDIT:

Rrahu babin dhe vëllain e tij, një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Rrahu babin dhe vëllain e tij, një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 20.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 20.05.2021,, ndaj të pandehurit A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhunë në familje“

“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.L., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: I pandehuri A.L., me datë 20 prill, në orët e hershme të mëngjesit, në Prizren, në banesën e përbashkët familjare, me dashje kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik, me qëllim të cenimit të dinjitetit të të dëmtuarve brenda një marrëdhënie familjare, ndaj të dëmtuarve respektivisht babait dhe vëllait të tij, në atë mënyrë pas një mosmarrëveshje paraprake pasi që të dëmtuarit tentojnë ti japin terapinë mjekësore të pandehurit, në atë moment i pandehuri në mënyrë agresive dhe me zë të larët i drejtohet të pandehurve, më pastaj edhe i sulmon fizikisht të dëmtuarit duke i goditur me grushte si dhe duke i kafshuar me dhëmbë, me të cilat veprime tek të dëmtuarit ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe të shqetësimit”, thuhet në njoftimin për media.


Gjyqtari i procedurës, gjithashtu ka lëshuar Urdhëresë për ekzaminm psikiatrik për të pandehurin A.L., ashtu që Instituti adekuat, duhet të vërtetojë faktin se i pandehuri A.L., a ka qenë në gjendje të kuptoj natyrën dhe rëndësinë apo pasojën e veprimeve në kohën e kryerjes së veprës penale, dhe të konstatohet se në çfarë gjendje psikike mendore ka qenë gjatë kësaj kohe, si dhe të konstatohet se në kohën e kryerjes së veprës penale aftësia e tij mendore a ka qenë e zvogëluar.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjyqtari ka vlerësuar peshën e veprën penale, dhe rrethana tjera sikurse faktin që i pandehuri A.L., me të dëmtuari jetojnë në ambient të përbashkët, dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, si dhe duke u nisur nga fakti se i pandehuri është recidivist i veprës së tillë penale, caktimi i paraburgimit është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë. Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori