LAJMI I FUNDIT:

Rrahmani: Kërkesat e minatorëve të Trepçës janë të drejta

Rrahmani: Kërkesat e minatorëve të Trepçës janë të drejta

Eman Rrahmani, deputetë i LVV-së, lidhur me vizitën e deputetëve të LVV-së në minierën e Trepçës për t’u takuar me sindikalistët e kësaj organizate, tha se ata janë nga mjedisi i Mitrovicës, prandaj, shtoi ai , kanë ndier nevojën për t’u takuar me ta për të parë se si mund të dilet nga kjo situatë. Ai tha se kërkesat e minatorëve janë të arsyeshme, të drejta.

“Është lajm i mirë kjo vizitë e deputetëve, për të parë se si është gjendja e minatorëve dhe për të diskutuar për kërkesat që i kanë minatorët”, deklaroi Rrahmani në RTK.


Ai tha se kërkesat e minatorëve janë të arsyeshme, por duhet parë edhe mundësitë për realizmin e atyre kërkesave.

“Trepça nuk është në gjendje të mirë, subvencionimin kryesor e ka prej qeverisë”, sqaroi, mes tjerash, Rrahmani.

Ai, për vendimin e menaxhmentit të Trepçës për suspendimin e disa anëtarëve të Sindikatës Trepça tha se nuk është i duhur, ngase, shtoi ai, e drejta për të protestuar është e garantuar me ligj.

E lidhur me takimin me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Rrahmani tha se është diskutuar për disa projekte të kësaj komune e që kanë të bëjnë me rrugën A, ndërtimi i unazës së kryeqytetit, etj.,derisa shtoi se duke qenë anëtar i Komisionit për Buxhet e Financa, tha ase do të përpiqet që kërkesat e komunave të Kosovës të përfshihen në buxhet.

“Ndalimi i projekteve nuk është e dobishme për askënd, veçmas për qytetarët”, deklaroi Rrahmani.

Ai mohoi zërat se qëllimi i vizitës te kryetari i Komunës së Prishtinës kishte për qëllim aderimi në LDK. “Po të kisha një qëllim të tillë, do të shkoja në zyrat e LDK-së e jo në zyrën e kryetarit të Komunës së Prishtinës”, deklaroi Rrahmani.

Ndërkaq për Ligjin për Kodin Civil, deputeti Rrahmani tha se nuk dot ë votohet nga kjo legjislaturë.

Ai megjithatë vlerësoi disa ministri si të suksesshme, veçmas për transparencë dhe në luftën kundër korrupsionit.