Rrahje mes pesë personave në Deçan

Pesë persona janë rrahur mes vete në fshatin Lebushë të Deçanit.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, ndërsa të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
"Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete 5 persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin personat e lënduar kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa tre tjerët lirohen në procedurë të rregullt", njofton Policia. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/04/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































