LAJMI I FUNDIT:

Rrahje masive në mes të azilkërkuesve

Rrahje masive në mes të azilkërkuesve

Një numër azilkërkuesish të strehuar në qendrën federale të azilit në Thun (Kantoni i Bernës) pasditen e të premtes kanë pasur një qërim fizik hesapesh. Me këtë rast janë lënduar tre prej tyre.

Kur erdhi policia me disa patrulla, tashmë gjendja qe qetësuar sërish, ndërsa tre të plagosurit janë transportuar në spital, njofton Policia Kantonale e Bernës.


Sipas informatave të para, një numër banorësh të kësaj qendre kishin filluar një zënkë që përshkallëzoi në konflikt fizik në mes të së paku dhjetë prej tyre, njofton srf.ch. Policia ka nisur hetimet.

Në kohën kur numri i azilkërkuesve kishte shënjuar rritje të madhe, vitin e kaluar federata kishte hapur dhjetorin që shkoi një qendër federale të përkohshme të azilit në hapësirat e një kazerme.

Në dy sallat e mëdha ishte ngritur një lloj “qyteti” i vogël i përbërë nga konteinerët dhe grilat metalikë të ndarjes.

Në përgjithësi, vendet për fjetje të azilkërkuesve janë të ngushta dhe shumë afër njëri tjetrit.

Kjo qendër ka vend për 600 azilkërkues por aktualisht aty banojnë rreth 120 sish. Ata qëndrojë aty mesatarisht nga 45 ditë, para se të shpërndahen në kantone.