LAJMI I FUNDIT:

Rrahje masive mes arabëve dhe izraelitëve në Australi

Rrahje masive mes arabëve dhe izraelitëve në Australi

Izraelitët po sulmohen fizikisht gjithnjë e më shumë në vende të ndryshme të botës.

Sulmet ndaj hebrenjve kanë filluar pas nisjes së një ofensive të Izraelit ndaj militantëve të Hamasit, ku këta të fundit nisën një sulm më 7 tetor në territoret izraelite.


Mbeti pa karburant, spitali Al-Shifa pezullon punën - vdes një foshnje në inkubator
Lexo po ashtu Mbeti pa karburant, spitali Al-Shifa pezullon punën - vdes një foshnje në inkubator

Së fundi, qindra protestues arabë anti-izraelit udhëtuan në një lagje hebreje në Melburn, Australi.

Synimi i tyre duket se ishte frikësimi i hebrenjve vendas, por protesta degradoi në një rrahje masive mes palëve.

Mediat australiane raportuan se shkaku i situatës, një sinagogë u evakua pasi protestuesit filluan të mblidheshin jashtë saj.

Ndryshe, protesta kundër hebrenjve ka pasur anembanë botës tash e disa javë, ku po kërkohet ndalja e luftës në Rripin e Gazës. /Telegrafi/