LAJMI I FUNDIT:

Rrahje masive e gjuajte me armë në Obiliq

Rrahje masive e gjuajte me armë në Obiliq
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, tetë të dyshuar meshkuj kosovarë janë fjalosur mes vete, me ç’rast dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por pa pasoja në njerëz.

Rasti ka ndodhur më 19 qershor në Grabovc të Obiliqit, në ora 19:27.


Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 48 copë fishekë.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/