LAJMI I FUNDIT:

Rrahen Veton Surroi dhe Rexhep Shoshi

Rrahen Veton Surroi dhe Rexhep Shoshi

Publicisti dhe aktivisti i shoqërisë civile, Veton Surroi, dhe biznesmeni Rexhep Shoshi, kanë pasur një përleshje fizike – sot, në orën 18:30.

Këtë lajm për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.


“Policia ka marrë një informatë që sot rreth orës 18:30, në rrugën ‘Sylejman Vokshi’, ka ndodhur një përleshje fizike, me ç’rast ka rezultuar me lëndime të lehta trupore. Pas këtij rasti të dy personat janë shoqëruar për në stacionin e policisë”, ka thënë Borovci.