LAJMI I FUNDIT:

Rrahën në fushë të golfit pasi nuk pajtoheshin rreth pozitës së topit (Foto/Video, +18)

Rrahën në fushë të golfit pasi nuk pajtoheshin rreth pozitës së topit (Foto/Video, +18)

Shpesh njihet si “lojë e zotërinjve”, por një video e postuar së fundmi në internet dëshmon të kundërtën, se loja e golfit mund të nxjerr në pah anën e errët të lojtarëve.

Golfi 1


Një video e publikuar në internet, shfaq momentin kur dy lojtar të ri të golfit, fillojnë të grinden rreth pozitës së topit, për të përfunduar më pas me grushte, transmeton Telegrafi.

Golfi 2

Njëri nga djemtë mund të dëgjohet duke i bërtitur mikut të tij, se duhet të godas topin nga vendi ku ka rënë përndryshe pason dënimi.

Por pasi nuk i bindet “urdhrave” të tij, fillojnë të rrihen në mes të fushës duke harruar se kanë ardhur për të luajtur golf e jo të shkëmbejnë grushte njëri-tjetrit. /Telegrafi/