LAJMI I FUNDIT:

Rotary Club Peja nderon anëtarët e bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Rotary Club Peja nderon anëtarët e bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Rotary Club Peja brenda vetëm 60 minutave sa zgjasin takimet e rregullta javore, në takimin e tyre të rregulltë të 833, arritën të prezantojnë progresin e projekteve Rotary, të shqyrtojnë propozimet për anëtarë të rinjë, diskutojnë për aktivitete Rotary, bëjnë pranimin e dy Anëtarëve të Nderit, sipas ceremonisë Rotary dhe dëgjojnë prezantimet e mysafirëve pjesëmarrës nga SHBA në këtë takim të rëndësishëm Rotary.

Rotarianët Pejanë të udhëhequr nga Dr. Dardan Asllani, Kryetar i Rotary Club Peja për vitin Rotary 2023-2024, në këtë takim paksa më të veçantë, bënë pranimin si Anëtarë Nderi në Rotary Club Peja, dy veprimtarëve të devotshëm të çështjes kombëtare dhe anëtarë të Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Agim Aliçkaj dhe Hafiz Shala, të cilët me punën, përkushtimin dhe lobimin e tyre kanë ndihmuar kauzën tonë për liri dhe pavarësi duke shërbyer vullnetarisht kombin tërë jetën.


Në takim ishte i pranishëm edhe Haki Dervishi, Rotarian i devotshëm nga Indio Sunrise Rotary Club, Kaliforni, SHBA dhe Anëtar Nderi i Rotary Club Peja.

Kontributi i të cilit për çështjen kombëtare është i jashtëzakonshëm.

Takimi filloi si zakonisht me zotimin e Rotarianëve Pejanë për të punuar dhe vepruar sipas urtësisë dhe porosive të 4 Way Test të njohur në gjuhën Shqipe si Prova e Katër Kërkesave. Ky test me kënaqësi u citua nga Rotarian Haki Dervishi Rotarian nga Kalifornia, SHBA.

Në vazhdim mund të gjeni Provën Rotary të Katër Kërkesave e cila ndihmon Rotarianët të jetojnë dhe veprojnë duke u bazuar në të vërtetën, të drejtën, në miqësi dhe vullnet më të mirë dhe shpërblim për të gjithë ata që kontribuojnë.

Prova e Katër Kërkesave:

“Gjërat që i Mendojmë, i Themi apo i Veprojmë
1. A Janë të VËRTETA?
2. A Janë të DREJTA për të gjithë?
3. A do të ndërtojnë VULLNET dhe MIQËSI më të mirë?
4. A do të SHPËRBLEHEN të gjithë të interesuarit?”

Agim Aliçkaj shpalosi një kontribut tejet të madh dhe të vërtetë më pak të njohur për Haki Dervishin. Miku ynë, Haki Dervishi ka financuar botimin e librit “Rescue in Albania” dhe bashkëpunuar ngushtë me Harvey Sarner, autorin e këtij libri të veçantë dhe tejet të rëndësishëm për ndriçimin e të vërtetës rreth rolit dhe kontributit të Shqiptarëve për shpëtimin e Hebrenjve nga Holokausti gjatë luftës së dytë botërore.

Dr. Neshad Asllani, Kryetar Themelues i Rotary Club Peja, falënderoi Haki Dervishi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm personal dhe të Rotarianëve të Indio Sunrise Rotary Club Kaliforni, për pranimin e Kosovës në Rotary International me 5 Nëntor 2005, dhe sponsorizimin e Rotary Club Peja, Klubit të parë të zyrtarizuar në Kosovë.

Në vazhdim Rotarianët Pejanë i dhanë mirëseardhje të merituar Hafiz Shala dhe Agim Aliçkaj me ceremoninë e dedikuar për pranimin e anëtarëve të rinj:

• Prezantimi nga mentori i tyre – Rtn Haki Dervishi
• Vendosja e Pinit Rotary dhe dorëzimi i Certifikatës së Anëtarësimit nga Rtn Neshad Asllani dhe Rtn Haki Dervishi

Rotarianët e rinj Pejanë, Rtn Hafiz dhe Rtn Agim, falënderuan kryetarin e klubit Dr. Dardan Asllani dhe Rotarianët Pejanë për besimin e dhënë dhe shprehen gatishmërinë e tyre për të kontribuar në projektet e Rotary Club Peja në të ardhmen.

Rotarianët Pejanë, mirëpritën bashkimin e Rotarian Hafizit dhe Rotarian Agimit në familjen Rotary duke i dhuruar kompletin “Welcome to Rotary”, Librin Rotary Basics, broshurën e Rotary Club Peja si dhe librin “BISEDAT E FRANKUT mbi ROTARY-n” të përkthyer nga Rtn Gjergji Çiçoi – Rotary Club Korça.

Rotary Club Peja i gëzohet rritjes së numrit të anëtarëve dhe mirëpret liderë të rinj në radhët e veta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori