LAJMI I FUNDIT:

Ronin 47, motoçikleta unike që u shit për 37.250 dollarë

Ronin 47, motoçikleta unike që u shit për 37.250 dollarë

Motoçikleta shumë e pazakontë duket si një rekuizit filmi, por Ronin 47 është plotësisht real, dhe njëri prej tyre sapo është bërë me pronar të ri.

Duke pasur parasysh rrallësinë dhe specifikimet e shkëlqyera, është e qartë se çmimi i tij do të rritet vetëm me kalimin e viteve, transmeton Telegrafi.


Edhe protagonistit të një filmi aksion nuk do t’i vinte turp nga kjo motoçikletë.

Një motoçikletë moderne me një pamje futuriste dhe një emër “filmi” Ronin 47 u krijua si një projekt i kompanisë Ronin Motor Works, me qëllim krijimin e një supermotoçiklete të re amerikane për shekullin e 21-të. Baza për inxhinierët amerikanë ishte modeli Buell 1125.

I gjithë projekti u financua nga Magpul Industries, një prodhues i aksesorëve të përbërë të teknologjisë së lartë për armë zjarri.

Në total, u prodhuan vetëm 47 copë nga kjo motoçikletë unike me dy rrota, prej nga vjen edhe emri simbolik – Ronin 47.

Vetëm njëra prej tyre, e 37-ta për të qenë e saktë, u ofrua në shitje së fundmi.

Çfarë e bën Ronin 47 kaq të veçantë pyesni? Kjo motoçikletë mundësohet nga motori Rotax Helicon 1125cc, të cilin inxhinierët e kanë modifikuar më tej për të ulur peshën dhe për të rritur performancën.

Motori përfshin një ndërrues të integruar me gjashtë shpejtësi që transmeton fuqinë në rrotën e pasme nëpërmjet një rripi, në vend të një zinxhiri konvencional.

Shkarkimi drejtohet përmes silenciatorit dhe lyhet me qeramikë. Një veçori tjetër interesante është radiatori i vendosur në pjesën e përparme midis krahëve të pirunit për rrjedhje optimale të ajrit, si dhe dritat e dyfishta të vendosura vertikalisht në anën e djathtë.

Këto lloj motoçikletash janë rrallë në shitje, pjesërisht për shkak të rrallësisë së tyre, por edhe sepse pronarët e tyre, kuptohet, hezitojnë të heqin dorë nga ato.

Pikërisht ky shembull u bë objekt i shitjes rastësisht dhe për shkak të gjendjes së kilometrave të kaluara, që tregon vetëm 2700, për të dolën oferta shumë interesante. Motoçikleta u shit përfundimisht për 37,250 dollarë. /Telegrafi/