Juventusi ka zhvilluar një ndeshje të madhe, për tu kualifikuar për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mundur Atletico Madridin me rezultat 3-0.

Padyshim që njeriu i ndeshjes ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi të tre golat dhe i dhuroi kualifikimin skuadrës së tij.


Mirëpo, portugezi nuk shënon vetëm golat, pasi ka edhe më shumë se kaq.

Ai është duke u kthyer në një lider te Juventusi.

Ronaldo

Në një video të postuar, shihen lojtarët e Juventusin duke dal pas pjesës së parë.

Screenshot 37

Ronaldo në tunelin e stadiumit i motivon të gjithë shokët e skuadrës, një nga një, duke kërkuar që të mos ndalen e të kërkojnë golat e tjerë.

Screenshot 38

Motivimi i skuadrës bëri që ata të kthehen në pjesën e dytë dhe të shojnë edhe dy herë për ta përmbysur rezultatin. /Telegrafi/

telegrafi sport app