LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i zhgënjyer te Man Utd, planifikon bisedime me agjentin e tij për të definuar të ardhmen

Ronaldo i zhgënjyer te Man Utd, planifikon bisedime me agjentin e tij për të definuar të ardhmen

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo është duke konsideruar të ardhmen e tij te Manchester Unitedi.

Ronaldo është zhgënjyer nga jeta në Old Trafford dhe dëshiron të takojë agjentin Jorge Mendes për të diskutuar se cilat do të jenë opsionet e tij në fund të sezonit.

Kuptohet se Ronaldo shpreson të ketë bisedime ballë për ballë me Mendes kur ai të kthehet në Portugali në mars për ndeshjen e vështirë kualifikuese të ekipit të tij kombëtar për Kupën e Botës me Turqinë.


Cristiano Ronaldo mbush 37 vjeç: Problemet aktuale dhe objektivat e së ardhmes
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo mbush 37 vjeç: Problemet aktuale dhe objektivat e së ardhmes

Siç u zbulua ekskluzivisht muajin e kaluar, Ronaldo po shqyrton të ardhmen e tij në United, ndërsa pret të zbulojë se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i përhershëm.

Por, që atëherë ai ka pësuar një rënie dramatike në formë pasi luftoi për të krijuar një marrëdhënie pozitive me menaxherin e përkohshëm Ralf Rangnick.

Ylli portugez ka dështuar të shënojë në pesë ndeshjet e tij të fundit, duke parë Unitedin të eliminohet nga FA Cup ndaj Middlesbrough dhe e gjeti veten të humbur pas barazimit zhgënjyes të së martës në Burnley.

Ronaldo ka një kontratë deri në vitin 2023, por po pret të shohë se kë do të emërojë klubi si trajnerin e ardhshëm të përhershëm.

Ronaldo i etur për të ditur emrin e trajnerit të ardhshëm të Man Utd
Lexo po ashtu Ronaldo i etur për të ditur emrin e trajnerit të ardhshëm të Man Utd

Ai ka bërë të ditur se nuk do të mbështeste emërimin e Rangnick, ndërsa nuk ka përvojë të ketë luajtur nën objektivat e tjerë si Mauricio Pochettino dhe Erik Ten Hag.

Në një intervistë të fundit, Ronaldo pranoi se kishte frikë se rikthimi i ëndrrave të tij në United nga Juventusi verën e kaluar ishte në rrezik të shndërrohej në një makth. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori