LAJMI I FUNDIT:

‘Ronaldo nuk është materialist… i kam dhuruar tri automjete’ – Georgina shënjestër e kritikave pas deklaratave kontradiktore

‘Ronaldo nuk është materialist… i kam dhuruar tri automjete’ – Georgina shënjestër e kritikave pas deklaratave kontradiktore
(Foto: Instagram/georginagio/elhormiguero)

Georgina Rodriguez ka tërhequr vëmendjen me deklaratat kontradiktore në një intervistë në emisionin “El Hormiguero”, duke pretenduar se ajo dhe Cristiano Ronaldo nuk janë materialistë, por gjatë bisedës është lavdëruar për dhuratat që i ka blerë.

Influencuesja, e cila u bë e njohur falë lidhjes me superyllin portugez, ka qenë e ftuar në televizionin spanjoll Antena 3, ku ka folur për sezonin e dytë të serialit “Soy Georgina”, i cili do të nisë të shfaqet në Netflix.

Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për detajet e jetës së tyre private dhe për shkak të një komenti ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.


Përkatësisht, Georgina ka folur për festën e ditëlindjes dhe çfarë i ka dhuruar Ronaldo. Pasi në vitin e kaluar Burj Khalifa u ndriçua në nderim të saj, kësaj radhe ka thënë se Cristiano ia ka dhuruar “kohën e tij”.

Mes lotësh, Georgina Rodriguez pranon se pësoi tri aborte para vdekjes tragjike të djalit të saj Angel
Lexo po ashtu Mes lotësh, Georgina Rodriguez pranon se pësoi tri aborte para vdekjes tragjike të djalit të saj Angel

“Rastësisht ditëlindjet përkojnë gjithmonë me ndeshjet dhe kemi kaluar disa bashkë gjatë karrierës së tij. Këtë vit, ai ma kushtoi kohën e tij dhe u ndjeva shumë e lumtur”, ka theksuar 29-vjeçarja.

E pyetur nga prezantuesi Pablo Motos se çfarë mund t’i blejë ajo një mashkulli që ka gjithçka, Georgina theksoi se nuk janë materialistë, por se i ka dhuruar tre automjete dhe se nuk do ta bëjë më këtë sepse nuk është origjinale.

Përgjigja kontradiktore e influencueses tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale dhe shumë shpejt në llogarinë e saj vërshuan komentet dhe kritikat e shumta.

Dokumenti që e paraqet Georgina Rodriguez si skllave të Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite?
Lexo po ashtu Dokumenti që e paraqet Georgina Rodriguez si skllave të Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite?

“‘Cristiano nuk është materialist… I bleva tri automjete’, e gjithë intervista e tillë, sipërfaqësore dhe luks”, thuhet në njërin preh shumë komenteve të ngjashme.

Intervista u përhap shpejt në Twitter, me komente kryesisht kritike ndaj deklaratave të Georginas. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Magazina
Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Magazina
E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

Magazina
Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Magazina

"Më kanë dhënë ilaçe, nuk e di çfarë ishin", Egli zbulon sekretet e produksionit - i tërhiqet vërejtja nga regjia

Magazina
Kalo në kategori