Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos, ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në Ligën e Kombeve kundër Italisë, sepse dëshiron të përqendrohet te Juventusi.
33-vjeçari është lënë jashtë ekipit kombëtar për ndeshjen e ardhshme, ndërsa janë përfshirë Joao Cancelo (Juventus), Mario Rui (Napoli) dhe Andre Silva (Milan).
Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)
“Kam folur me të dhe kemi vendosur që në këtë periudhë të përshtatjes në Torino dhe sapo ka shkruar për ekipin e ri, nuk do të vijë me ne”, ka thënë Santos në një konferencë për shtyp.
Kampioni i Evropës do të luajë ndaj Kroacisë më 6 shtator, ndërsa katër ditë më pas do të përballet me Italinë në Ligën e Kombeve.
Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)
Skuadra e Portugalisë për ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Italisë:
Portierë: Beto, Claudio Ramos, Rui Paticio;
Mbrojtës: Cedric Soares, Joao Cancelo, Luis Neto, Mario Rui, Pedro Mendes, Pepe, Raphael Guerreiro, Ruben Dias.
Mesfushorë: Bruno Fernandes, Gedson Fernandes, Pizzi, Renato Sanches, Ruben Neves, Sergio Oliveira, William Carvalho.
Sulmues: Andre Silva, Bernardo Silva, Bruma, Gelson Martins, Goncalo Guedes, Rony Lopes.
/Telegrafi/