Sipas faqes së specializuar të statistikave dhe transferimeve TransferMarkt, Cristiano Ronaldo është vetëm lojtari i nëntë më i vlefshëm në Serie A, ndërsa listës i prinë Romelu Lukaku.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar 55 gola në kampionatin italian që kur bëri transferimin e tij prej 100 milionë eurosh te Juventusi nga Real Madrid në verën e vitit 2018.


Por, Ronaldo së shpejti do të jetë 36 vjeç dhe vlera e tij në treg ka rënë ndjeshëm në listën e fundit nga faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave TransferMarkt.

ronaldo 2 1

Ylli portugez ulet në pozitën e nëntë me një vlerë tregu prej 54 milionë funtesh apo 60 milionë eurosh - e njëjta shifër me bashkëlojtarin e tij, Arthur, portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma dhe mbrojtësin e Interit, Stefan De Vrij.

Ronaldo është lojtari i tretë më i vlefshëm i Juventusit, me Paulo Dybala dhe Matthijs de Ligt në pozitën e dytë dhe të tretë që janë vlerësuar në 72 milionë funte, respektivisht 63 milionë funte.

dybala 4

Por, është sulmuesi i Interit, Lukaku i cili ka vlerën më të lartë të tregut nga të gjithë lojtarët në Serie A, pasi vlerësohet në 76 milionë funte apo 85 milionë euro.

Pas lëvizjes së tij nga Manchester Unitedi sezonin e kaluar, Lukaku ka shënuar 41 gola në 57 paraqitje për Nerazzurrët dhe tani është ndër sulmuesit kryesorë në futbollin botëror.

lukaku lautaro

Lukaku ka formuar një partneritet produktiv me Lautaro Martinez, i cili zë vendin e katërt me një vlerë tregu prej 63 milionë funtesh, ndërsa nga Interi në listë janë edhe Achraf Hakimi, Milan Skriniar, Christian Eriksen dhe Nicolo Barella që vlejnë nga 50 milionë euro.

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili ishte i lidhur ngushtë me një largim gjatë verës, plotëson pesë më të vlefshmit pasi vlerësohet 58.50 milionë funte apo 65 milionë euro.

koulibaly

Më poshtë keni listën me 20 lojtarët më të vlefshëm në Serie A:

20.Lorenzo Insigne (Napoli) - 43,20 milionë funte (48 milionë euro)

Insigne

19.Federico Chiesa (Juventus) - 43,20 milionë funte (48 milionë euro)

Chiesa 1 1

18.Fabian Ruiz (Napoli) - 45.00 milionë funte (50 milionë euro)

Ruiz 1

17.Rodrigo Bentancur (Juventus) - 45.00 milionë funte (50 milionë euro)

bentancur

16.Luis Alberto (Lazio) - 45.00 milionë funte (50 milionë euro)

Luis Alberto

15.Nicolo Barella (Inter) - 45.00 milionë funte (50 milionë euro)

Barealla

14.Victor Osimhen (Napoli) - 45.00 milionë funte (50 milionë euro)

Osimhen

13.Christian Eriksen (Inter) - 45.00 milionë funte (50 milionë euro)

GETTY FC Internazionale v ACF Fiorentina Serie A SPO GYI1277299153jpg JS611317714 e1602346641268 scaled

12.Milan Skriniar (Inter) - 45.00 milionë funte (50 milionë euro)

skriniar real1

11.Achraf Hakimi (Inter) - 45.00 milionë funte (50 milionë euro)

Hakimi 2 1

10.Arthur Melo (Juventus) - 54.00 milionë funte (60 milionë euro)

arthur

9.Cristiano Ronaldo (Juventus) - 54.00 milionë funte (60 milionë euro)

ronaldo 4

8.Gianluigi Donnarumma (AC Milan) - 54.00 milionë funte (60 milionë euro)

donnarumma

7.Stefan de Vrij (Inter) - 54,00 milionë funte (60 milionë euro)

Stefan de Vrij inter Milaan juichen

6.Sergej Milinkovic-Savic (Lazio) 58,50 milionë funte (65 milionë euro)

savic berish euml n e kam shok por do t rsquo i prishim pun euml shqip euml ris euml hd

5.Kalidou Koulibaly (Napoli) - 58,50 milionë funte (65 milionë euro)

koulibaly

4.Lautaro Martinez (Inter) - 63.00 milionë funte (70 milionë euro)

lautaro 3

3.Matthijs de Ligt (Juventus) - 63,00 milionë funte (70 milionë euro)

Matthijs de Ligt

2.Paulo Dybala (Juventus) - 72.00 milionë funte (80 milionë euro)

1.dybala

1.Romelu Lukaku (Inter Milan) - 76,50 milionë funte (85 milionë euro)

lukaku 3

/Telegrafi/

telegrafi sport app