LAJMI I FUNDIT:

Ronaldinho? Shikoni talenten e futbollit të Kosovës (Video)

Ronaldinho? Shikoni talenten e futbollit të Kosovës (Video)

Liria njihet si klub i futbollit për meshkuj, i cili konsiderohet si një ndër katër ekipet më të mëdha të Kosovës.

Por, së fundi klubi prizrenas ka krijuar edhe skuadrën e femrave, i cili është themeluar këtë vit dhe në gjirin e saj ka kryesisht futbolliste të moshës nën 18 vjet.


Një ndër lojtaret që po bie në sy me paraqitjet e saja është edhe Jehona Shala, e cila luan në pozitën e sulmit, por edhe në mesfushë, raporton Telegrafi.

Shala 15-vjeçare me shkathtësitë e driblimit që posedon na kujton dyshen e famshme të Barcelonës, ish-mesfushorin me tipare sulmuese, Ronaldinho si dhe sulmuesin aktual, Lionel Messi.

Megjithëse skuadra prizrenase nuk bën pjesë në Superligën e Kosovës për kategorinë e femrave shkaku i moshës së re të lojtareve, Shala ka rënë në sytë e shumë agjenteve të futbollit.

Vlen të theksohet se Liria merr pjesë në turne të ndryshme për grup moshat e reja, ndërsa me këtë gjeneratë pritet të merr pjesë edhe në Superligën e Kosovës në futbolll. /Telegrafi/

Klubi i futbollit të femrave të Lirisë
Klubi i futbollit të femrave të Lirisë
Klubi i futbollit të femrave të Lirisë
Klubi i futbollit të femrave të Lirisë
Klubi i futbollit të femrave të Lirisë
Klubi i futbollit të femrave të Lirisë
Klubi i futbollit të femrave të Lirisë
Klubi i futbollit të femrave të Lirisë