LAJMI I FUNDIT:

Roman Abramovich ‘hap bisedimet’ për të blerë një ekip të ri evropian të futbollit pas largimit nga Chelsea

Roman Abramovich ‘hap bisedimet’ për të blerë një ekip të ri evropian të futbollit pas largimit nga Chelsea

Roman Abramovich thuhet se ka hapur bisedimet me një klub të ri futbolli në Evropë pasi ka nxjerrë në shitje Chelsean – pavarësisht se shtija e Bluve ende nuk është përfunduar.

Oligarku rus u detyrua të shiste klubin pasi u vendos nën sanksione nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar – dhe nuk ka humbur kohë duke parë investimet e ardhshme.

Miliarderi 55-vjeçar tha se ishte i pikëlluar që ai nxori në shitje Chelsean pas dy dekadash jashtëzakonisht të suksesshme dhe se mund të ishte gati ta kanalizonte pasionin e tij në skuadrën turke, Goztepe.


Shitja e Chelsea: 'Ofertuesit e preferuar', Raine Group dhe kur do të dihen pronarët e rinj të Bluve
Lexo po ashtu Shitja e Chelsea: 'Ofertuesit e preferuar', Raine Group dhe kur do të dihen pronarët e rinj të Bluve

Gazeta turke Fanatik raporton se negociatat midis presidentit në largim të Goztepe, Mehmet Sepil dhe përfaqësuesve të Abramovich kanë filluar tashmë.

Sepil njoftoi kohët e fundit se ai do të largohej nga detyra e tij si president, por do të mbante postin derisa të gjendej një zëvendësues.

Ata thonë se klubi i e Superligës turke i kishte kthyer sytë nga ish-shefi i Chelseat për shkak të zhvillimeve të fundit dhe se vlerësimet e tregut janë bërë nga të dyja palët.

IZMIR, TURQI - 19 MARS: Foto e ekipit të Goztepe gjatë ndeshjes së futbollit të Superligës Turke midis Göztepe dhe Alanyaspor në stadiumin Göztepe Gürsel Aksel më 19 Mars 2022 në Izmir, Turqi.

Biznesmeni ndërmjetës, Sepil dhe drejtuesit e klubit thuhet se po planifikojnë një takim ballë për ballë për ditët në vijim, me Sepil që mban shumicën e aksioneve të klubit.

Edhe pse Abramovich nuk kishte gjasa të largohej nga futbolli përgjithmonë pas largimit të tij nga Chelsea, Goztepe nuk ishte destinacioni më i dukshëm.

E themeluar në vitin 1925, Goztepe luan në stadiumin “Gursel Aksel” me kapacitet prej 20,040 ulësesh dhe ka luajtur në divizionin e tretë deri në vitin 2009.

Del në pah plani i "Perandorisë Saudite" që ta bëjë Chelsean një superfuqi botërore në futboll
Lexo po ashtu Del në pah plani i "Perandorisë Saudite" që ta bëjë Chelsean një superfuqi botërore në futboll

Edhe pse ata janë të njohur për një bazë të madhe tifozësh, Goztepe nuk e ka fituar ligën e parë që nga viti 1950 apo Kupën e Turqisë që nga viti 1970.

Jo vetëm që kanë vuajtur kohët e fundit, por Goztepe janë në rrezik serioz të rënies në kategorinë e dytë – duke u gjendur tetë pikë larg zonës së kuqe me tetë ndeshje të mbetura.

Siç raportohet nga Business Insider, vlera neto e Abramovich ka rënë në 10.21 miliardë euro gjatë muajve të fundit – që është ende më se e mjaftueshme për të marrë kontrollin e një klubi futbolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori