LAJMI I FUNDIT:

Roma shpërthen ndaj Serie A, nuk i shtyhet ndeshja me Atalantën: Një tjetër goditje për integritetin e kampionati

Roma shpërthen ndaj Serie A, nuk i shtyhet ndeshja me Atalantën: Një tjetër goditje për integritetin e kampionati

Nuk ka paqe mes Serie A dhe Romës dhe tema është e njëjtë, shtyrja e një ndeshje.

Klubi kryeqytetas kishte shpërthyer me një komunikatë kur lega Serie A kishte vendosur që t’i luanin 20 minutat ndaj Udineses të enjten, pasi vendimi i Romës ishte t’i lënë më vonë për shkak të angazhimeve në garat evropiane.

Tani sërish ka një përplasje për temën e njëjtë, për të shtyrë një ndeshje dhe Roma ka reaguar me një komunikatë.


“Një tjetër goditje për integritetin e kampionatit”, kështu e nis Roma reagimin pas përgjigjes negative për shtyrjen e ndeshjes me Atalantan, që do të luhet siç ishte planifikuar të dielën më 12 maj, pavarësisht kërkesës së klubit verdhekuq për ta zhvendosur atë për të hënën.

Kërkesa e Romës u bë pasi të dyja skuadrat janë të angazhuara në Ligën e Evropës dhe të dyja janë në garë në kampionat për një vend në Ligën e Kampionëve.

“Kjo kërkesë rrjedh jo vetëm nga kjo ndeshje (Atalanta-Roma) me qëllim kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, por edhe nga nevoja për të mbrojtur dhe garantuar integritetin e kampionatit të Serisë A, që jemi të sigurt se përfaqëson synimin tonë të përbashkët, për të ndërtuar një produkt me vlerë të besueshëm për të gjithë aktorët, nga institucionet e deri te tifozët”, ka shkruar Roma në komunikatën e tyre. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori