Roma i ofron Pedros kontratë trevjeçare vetëm që të kalojë në Olimpico
Roma është e vendosur që të transferojë Pedro Rodriguezin nga Chelsea në këtë afat kalimtar veror.
Giallorossët janë në krizë financiare shkaku i coronavirusit dhe po tentojnë që të transferojë disa lojtarët me parametra zero.
Frank Lampard thuhet se ka biseduar me me anësorin spanjoll dhe i ka bërë me dije se nuk është më në planet e tij.
Kontrata e sulmuesi përfundon më 30 qershor dhe Chelsea do ta lë të largohet atë si lojtar të lirë.
Giallorossët duan të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të transferojnë atë pa paguar asnjë cent, mirëpo rivalizohen nga disa skuadra të tjera.
Rivali i tyre lokal, Lazio thuhet se është po ashtu e interesuar në transferimin e 32-vjeçarit, derisa nuk mungojnë oferta as nga Spanja. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































