Roma kërkon hakmarrje ndaj Spezias, formacionet zyrtare

Roma dhe Spezia do të përballen për herë të dytë brenda një jave në Olimpico.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në kuadër të Kupës së Italisë i takoi Spezias me rezultat 2-4, por që më vonë u regjistrua me rezultat zyrtar 0-3 për mysafirët shkaku se Roma kishte bërë gjashtë zëvendësime nga pesë që lejohen.
Ndërkohë sot dy ekipet do të përballen në kuadër të xhiros së 19-të në elitën e futbollit italian Serie A.
Giallorosët duan hakmarrje për eliminim nga Kupa dhe kërkojnë të rikthehen te fitoret në Serie A pas asaj humbje të rëndë 3-0 në derbi ndaj Lazios.
Në anën tjetër Spezia vije në këtë sfidë pas tri ndeshjeve pa humbje në kampionat ku ka marrë dy fitore e një barazim.
Takimi i sotëm pritet të jetë ndryshe nga ai i Kupës, por natyrisht spektakli nuk do të mungojë në Olimpico.
Formacionet zyrtare:
Roma: Lopez, Ibanez, Smalling, Kumbulla, Karsdorp, Villar, Veretout, Spinazzola, Perez, Pellegrini, Mayoral.
Spezia: Provedel, Dell'orco, Terzi, Chabot, Marchizza, Agoume, Estevez, Maggiore, Gyasi, Piccoli, Farias. /Telegrafi/


















































