Antonio Rudiger pritet të largohet nga Chelsea në këtë afat kalimtar, me Romën që shihet si destinacioni më i preferuar.

Por, Giallorossët e kanë të vështirë transferimin e tij, shkaku që Barcelona dhe Paris Saint-Germain janë po ashtu në garë.


Sipas mediave angleze dhe atyre italiane, Frank Lampard i ka bërë me dije mbrojtësit gjerman se nuk është në planet e tij dhe mund të kërkojë skuadër të re.

christensen rudiger 1

Goal.com raporton se Roma mund të rikthejë atë në Olimpico, shkaku që nuk po ia dalin të rimarrin Chris Smallingun nga Roma për shumën e 20 milionë eurove.

Mbrojtësi 27-vjeçar  kishte luajtur për skuadrën italiane për dy sezone, para se të kalonte për 35 milionë euro te Chelsea në verën e vitit 2017.

Kontrata e tij me blutë e Londrës skadon në verën e vitit 2022 dhe Chelsea mund ta lejojë largimin e tij si i huazuar me detyrim për ta blerë. /Telegrafi/

telegrafi sport app