LAJMI I FUNDIT:

Roma dhe Milani nxjerrin më të mirën nga skandali mes Will Smith dhe Chris Rock në Oscars

Roma dhe Milani nxjerrin më të mirën nga skandali mes Will Smith dhe Chris Rock në Oscars

Oscars 2022 përfshiu disi futbollin italian, me Milanin duke krijuar filmat e tyre dhe Daniele De Rossi duke reaguar ndaj një meme ku shfaqej Will Smith duke goditur Chris Rock, e cila ka diçka të njohur.

Çmimet e Akademisë u zhvilluan mbrëmjen e djeshme dhe u shfaqën shumë momente të paharrueshme. Më i debatuari është padyshim ai që pa fituesin e aktorit më të mirë Will Smith duke goditur në fytyrë prezantuesin Chris Rock. Rock kishte bërë një shaka për paraqitjen e gruas së Will në ceremoni.

Momenti i diskutueshëm ka shkaktuar debat në rrjetet sociale dhe ka çuar në krijimin e memeve të pafundme të cilat kanë të bëjnë edhe me Serinë A. Një prej tyre shfaqeshin Daniele De Rossi dhe Gianluca Lapadula.


Në vitin 2017, ish-mesfushori i Romës u dënua me dy ndeshje pasi goditi sulmuesin e Genoas gjatë një goditjeje nga këndi.

Will Smith shkakton skandal në "Oscars", gjuan me shuplakë komedianin Chris Rock pasi ai ia përmend gruan në skenë
Lexo po ashtu Will Smith shkakton skandal në "Oscars", gjuan me shuplakë komedianin Chris Rock pasi ai ia përmend gruan në skenë

Memeja është publikuar nga faqja në Instagram “asroma_schickposting” dhe është parë nga vetë ish-mesfushori i cili ka komentuar: “Më duhet ta pranoj që kjo është vërtet qesharake”.

Milani ka ndarë gjithashtu një postim brilant në Instagram në lidhje me Oscars duke krijuar katër filma bazuar në sezonin e tyre dhe disa nga lojtarët e tyre më të mirë si Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by AC Milan (@acmilan)

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit

Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit

Ndërkombëtare
Gola, luftë dhe penallti e anuluar, ‘El Clasico' shkon në vazhdime

Gola, luftë dhe penallti e anuluar, ‘El Clasico' shkon në vazhdime

Ndërkombëtare
Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

Barcelona e ka gjetur pasardhësin e Lewandowskit në La Liga

La Liga
Rivaldo komenton finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

Rivaldo komenton finalen e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës pranon se u tundua nga paratë dhe ishte pranë transferimit në Arabi sezonin e kaluar

Ylli i Barcelonës pranon se u tundua nga paratë dhe ishte pranë transferimit në Arabi sezonin e kaluar

La Liga
Sacchi: Kritikat ndaj Inzaghit dhe Ancelottit janë të pakuptueshme

Sacchi: Kritikat ndaj Inzaghit dhe Ancelottit janë të pakuptueshme

Ndërkombëtare
Kalo në kategori