LAJMI I FUNDIT:

Rolls-Royce Cullinan i modifikuar do t’i pëlqejë edhe aventurierëve të pasur

Rolls-Royce Cullinan i modifikuar do t’i pëlqejë edhe aventurierëve të pasur

Për “kryeveprën” e fundit të Rolls-Roce, qëndron kompania gjermane Delta 4×4 – e për një veturë të tillë duhet ndarë hiq më pak se 150 mijë euro.

Në projektin më të fundit të gjigantit gjerman Delta 4×4 që merren kryesisht me modifikime të veturave duke i shndërruar në off-road, kanë bërë ndërhyrje në Rolls-Royce Cullinan që është bërë enkas për të pasurit që duan të flenë nëpër hotelet e tyre luksoz, transmeton Telegrafi.


Cullinan Overlander është porositur nga një blerës në Lindjen e Mesme, të cilit i vendosën fellne të përforcuara prej 20 inç si dhe gomat për terrene malore të Mickey Thompson.

Çmimi për një veturë të tillë është 150 mijë euro, kurse në Delta kanë bërë të ditur se Cullinan e vë në lëvizje motori 6.7 litërsh V12 biturbo që prodhon 571 kuaj-fuqi. /Telegrafi/