LAJMI I FUNDIT:

Rokas: BE e ka prioritet zgjerimin, drejtësia në RMV të veprojë ndaj personave në “listën e zezë”

Rokas: BE e ka prioritet zgjerimin, drejtësia në RMV të veprojë ndaj personave në “listën e zezë”

Ambasadori i BE-së në RMV Michalis Rokas, sot ka qëndruar në Tetovë ku është takuar me kryetarin e komunës Bilall Kasami, ndërsa tha se bashkëpunimi me komunën është i shkëlqyer, ndërsa përmendi disa projekte të përbashkëta.

Ai foli edhe për rrugën e Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa tha se prioritet i BE-së mbetet procesi i zgjerimit.

“Ka shumë aktivitete diplomatike për këtë çështje, siç e dini kryeministri ishte në Bruksel për t’u takuar me lidershipin, javën e ardhshme do të jetë Samiti për Ballkanin Perëndimor. Besoj që BE e ka bërë të qartë që procesi i zgjerimit është prioritet duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, lidershipi i ri po punon shumë për të bërë këtë realitet. Ne do të ndihmojmë në procesin e reformave për të realizuar këtë qëllim, kështu që çfarëdo përkrahje është e mirëseardhur”, tha Rokas.


Ndërsa i pyetur për vendosjen e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit në “listën e zezë” amerikane, Rokas tha se për këto raste duhet të veprojë edhe sistemi i drejtësisë në vend.

“Ne e shikojmë listën e zezë të SHBA-së, ajo që ka rëndësi është që sistemi i drejtësisë të veprojë, jo vetëm për këtë rast, por për çdo rast të korrupsionit në vend me qëllim që të sigurohet se gjyqësia është e pavarur, ka shumë rekomandime nga BE për gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut se si të jenë të pavarur”, tha Rokas./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori