LAJMI I FUNDIT:

Roja e Auschwitz-it vdes disa ditë para gjykimit

Roja e Auschwitz-it vdes disa ditë para gjykimit

Ish roja e kampit nazist Auschwitz, 93 vjeçari Ernst Tremel, ka vdekur disa ditë para fillimit të gjykimit në Gjermani.

Këtë e ka bërë të ditur sot gjykata para së cilës duhej të paraqitej.


Tremel ka qenë i akuzuar për ndihmë të vrasjes së 1075 njerëzve derisa kishte punuar në llogoren e vdekjes në Poloni gjatë okupimit gjerman, të viteve 1942-1943, transmeton AFP.

Gjykimi i Tremel është dashur të fillojë të mërkurën e ardhshme në qytetin gjerman Hanau ndërsa ka qenë e planifikuar që të dëshmojnë të mbijetuarit e Auschwitz-it.