LAJMI I FUNDIT:

Rohde hedh kritika ndaj opozitës për bllokimin e miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, e përjshaton LDK-në

Rohde hedh kritika ndaj opozitës për bllokimin e miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, e përjshaton LDK-në

E plotësuar: Ambasadori Rohde, ka korrigjuar shkrimin e statusit në Twitter, tani me emër të ndryshuar “X”, pasi përfshiu gjithë opozitën parlamentare, si fajtore dhe pengesë për mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.

Rohde sqaroi se, rrjeti social “X”, nuk ia mundësoi me karaktere të tregojë që LDK-ja nuk është pjesë e këtyre pengesave.


“Oops. Rrjeti social X, aq karaktere më lejoi. Por LDK nuk është pjesë e sjelljeve penguese të opozitës që përmenda”, shkroi Rode.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në një postim në platformën “X”, Rohde ka shkruar se me mosmiratimin e tyre po vihen në rrezik projekte të mëdha energjetike e bujqësore.

“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës. Janë në rrezik projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore mes Gjermanisë dhe Kosovës. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë akterët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, ka shkruar Rohde.

Opozita nuk u jep mbështetje marrëveshjeve ndërkombëtare, Konjufca nuk i hedh fare në votim
Lexo po ashtu Opozita nuk u jep mbështetje marrëveshjeve ndërkombëtare, Konjufca nuk i hedh fare në votim

Kujtojmë se javë më parë ka dështuar miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare për shkak të mungesës së kuorumit.

Marrëveshjet e ndërkombëtare të paraparë që të votoheshin në këtë seancë ishin: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori