Mbrëmja e kaluar në Big Brother VIP Albania u karakterizua nga tensione të forta brenda shtëpisë, ku Rogerti u përfshi në një përplasje të ashpër me disa banorë.

Ai kishte përdorur shprehje të forta që ofendonin pjesën tjetër të banorëve, duke ndezur debate dhe situata të pakëndshme mes tyre.


Gjatë këtij debati, Rogerti i tha Selin: “Të ishe ti motra ime, unë s’të fusja në shtëpi”, ndërsa Mirit iu drejtua me fjalët: “Ti je pro incestit”.

BBVA/Instagram

Këto komente shkaktuan reagime të forta nga banorët e tjerë dhe tensioni në shtëpi u rrit ndjeshëm.

Sot, Rogerti është parë i vetëm në oborr, duke qarë. Ky moment ka tërhequr vëmendjen e publikut, me reagime të ndryshme në rrjetet sociale.

Disa ndjekës kanë shprehur keqardhje për të dhe e shohin si një shfaqje të ndjeshmërisë së tij, ndërsa të tjerët besojnë se po merr rolin e viktimës pas ofendimeve që bëri ndaj banorëve.

Një pjesë e publikut e sheh gjithashtu si një pjesë të strategjisë së tij brenda lojës.

Momenti i parë i tij i qetë dhe i vetmuar ka reflektuar një anë më të brishtë të banorit, duke treguar se përtej polemikave dhe debatit, ndjenja dhe emocionet janë ende pjesë e përditshmërisë së shtëpisë së Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/