LAJMI I FUNDIT:

Roboti i shërben ushqim një klienti në një dhomë hoteli në Kinë

Roboti i shërben ushqim një klienti në një dhomë hoteli në Kinë

Pamjet e shpërndara nga Ken Abroad tregojnë robotin i cili i dërgon ushqim në dhomën e tij të hotelit në Shanghai.

Abroad ka mbetur i mahnitur nga ndodhia, andaj përvojën e tij ka zgjedhur ta ndajë në Instagram, përcjell Telegrafi.


Në video shihet ai teksa hap derën dhe sheh robotin që qëndron duke e pritur atë.

Kur ai e shtyp “Open” pjesa e sipërme e robotit hapet, dhe zbulohet paketa ushqimore. Më pas ai e mbyll përsëri.

Ndryshe, në vitin 2014, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për një “revolucion robotik” dhe që atëherë vendi ka bërë gjithçka duke filluar t’i zëvendësojë “njerëzit me robotë”. /Telegrafi/