Roboti i ardhshëm humanoid i Teslës, Optimus vazhdon zhvillimin prapa skenave dhe një video e re zbulon përparimin e tij.
Optimus u pa për herë të fundit gjatë Ditës së AI të Tesla në tetor të vitit të kaluar, ndërsa videoja e re është dëshmi e përparimit të rëndësishëm të robotit gjatë tetë muajve të fundit.
Megjithëse ende mbetet prapa disa robotëve të zhvilluar nga kompani si Boston Dynamics, Optimus mund të ecë ngadalë dhe të kryejë detyra të thjeshta.
Inxhinieri i Teslës mori sendet dhe i vendosi në kuti dhe Optimus imitoi veprimet e tij me duart e tij humanoide, transmeton Telegrafi.
Shefi i Tesla-s, Elon Musk, beson fuqishëm se Optimus ka një të ardhme të shkëlqyer. Ai më parë tha se pjesa më e madhe e vlerës së Teslës në të ardhmen do të bazohet në robot, dhe se ai pret të shesë dukshëm më shumë robotë sesa vetura elektrike.
Musk vlerësoi se kërkesa për robotë mund të jetë midis 10 dhe 20 miliardë njësi, që është më shumë se numri i njerëzve në planet.
Ai pretendon se roboti ka potencialin për të transformuar qytetërimin dhe mund të çojë në “një të ardhme me bollëk ku nuk ka varfëri dhe ku njerëzit mund të kenë gjithçka që duan për sa i përket produkteve dhe shërbimeve”.
Optimus pritet të kushtojë rreth 20,000 dollarë, por ky çmim mund të bjerë pas një periudhe të caktuar prodhimi. Data e lëshimit në treg të robotit nuk është bërë ende e ditur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
6G punon 500 herë më shpejt se telefonat mesatarë 5G
A po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City