LAJMI I FUNDIT:

Roboti bizar në formë të gaforres, drithërues dhe i mahnitshëm në të njëjtën kohë (Video)

Roboti bizar në formë të gaforres, drithërues dhe i mahnitshëm në të njëjtën kohë (Video)

Fu Zhenlin nga Heihe i Kinës, i specializuar në krijimin e robotëve të ndryshëm, ka sjellë edhe invensionin e fundit – për fat të mirë që kthetrat nuk i punojnë.

Ky robot në formë të gaforres, është pajisja më bizare që mund të keni parë, pasi është e mahnitshme dhe drithëruese në të njëjtën kohë, transmeton Telegrafi.


Madje, 54 vjeçari ka bërë edhe një xhiro nëpër garazhin, ku e ka përfunduar punimin.

“Nuk ishte aspak të manovrohej, sepse dridhej dhe kërcente”, ka thënë njëri prej dy shokëve të Zhelin, që patën rastin ta ngasin robotin.

Kjo gaforre metalike që mund të bartë një persona, që peshon deri në 100 kilogramë, nuk është e para që e ka punuar ky fermer ekscentrik. Më herët, ai punoi një robot në formë qeni dhe një tjetri që duket si kali. /Telegrafi/