Robotët policë që përgjojnë dhe spiunojnë “sjelljet e padëshiruara sociale” në Singapor
Nëse ju qëllon të vizitoni Singaporin këto kohë, mos harroni t’ia bëni me dorë njërit prej fqinjëve tuaj miqësorë – këta janë robotët spiunë me emrin e famshëm spanjoll ‘Xavier’ që shqiptohet Havier.
Agjencia HTX në Singapor sapo ka vënë në punë dy robotë ‘Xavier’ të cilët sipas agjencisë, përdorin kamera me një fushë pamje prej 360 gradësh si dhe një software apo program analitik i cili është në gjendje të pikasi ‘sjellje sociale të padëshiruara’ – në kohë reale.
Robotët e raportuar për herë të parë nga Business Insider, janë dizajnuar për të pikasur veprimtari si pirja e duhanit në publik apo shkelja e masave anti-COVID (p.sh. grupe me më shumë se 5 veta), apo shitja e mallrave të jashtëligjshëm në rrugë etj.
Në momentin e parë që Robotët Xavier pikasin një sjellje të padëshiruar, ata nisin një alarm drejt rajoneve të policisë të cilët vendosin për masat që duhen marrë në vazhdim, raporton euronews.
Robotët mund edhe të telekomandohen nga oficerët e policisë, të cilët mund të aktivizojnë zërin dhe t’u flasin qytetarëve që janë prezent në rrugë në mënyrë direkte.
Sigurisht, kritikat nuk janë të pakta kur bëhet fjalë për raste të tilla, kur teknologjia përdoret për të përgjuar, spiunuar apo kontrolluar – raste që po vijnë gjithnjë e duke u shtuar.
Policia amerikane e ka shumëfishuar vitet e fundit përdorimin e dronëve nga ajri, diçka që ka sjellë shqetësime të shumta rreth shkeljes së të drejtave themelore të privatësisë.
Por, përpjekjet e tyre për të vënë në punë robotë ‘spiunë’ tokësorë janë përballur me reagime edhe më të ashpra, sidomos pas rastit kur policia e Dallas, Teksasit përdori një robot të pajisur me bombë në vitin 2016, për të vrarë një të dyshuar që mendohej se kishte vrarë 5 oficerë të policisë.
Diçka është e sigurt, përdorimi i teknologjisë dhe robotikës për të përgjuar dhe analizuar sjelljet tona në shoqëri, po vjen gjithnjë e duke u shtuar. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit
OnePlus prezantonin Ace Racing, telefonin për “gejmerë” me buxhet të limituar
Realme 10 5G sjell vije me çipin Dimensity 700 dhe kamerën 50 MP
4 gjëra që prindërit duhet të kenë parasysh kur të blejnë një smartphone për fëmijët e tyre
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel