Qyteti i Tokios ka filluar të vendosë robotë humanoidë në hotelet që po merr për të strehuar personat e infektuar nga coronavirusi.
Stafi njerëzor në godinë do të jetë i përbërë nga doktorë dhe infermiere, ndërsa personat që do të qëndrojnë aty do të jenë ata me simptoma të lehta, ose pa simptoma fare.
“Pepper” është bërë gati për të përshëndetur Guvernatoren e Tokios, Yuriko Koike.
Roboti humanoid është pjesë e një sistemi të teknologjisë së lartë që mundëson kujdesin për pacientët me COVID-19 në këtë hotel.
Qeveria lokale e Tokios ka marrë përsipër edhe dy hotele të tjera për të strehuar pacientët e infektuar me coronavirusin, duke arritur një kapacitet prej 2.800 dhomash.
Guvernatorja Koike erdhi për të parë një demonstrim të punës që po bëhet.
Stafi në godinë do të jetë i përbërë nga doktorë dhe infermiere, ndërsa personat që do të qëndrojnë aty do të jenë ata me simptoma të lehta, ose pa simptoma fare. Në këtë mënyrë do të lihen shtretërit në spitale për rastet më serioze.
Janë instaluar pajisje të teknologjisë së lartë për të monitoruar gjendjen e secilit pacient.
“Donim në veçanti që qytetarët e Tokios të shohin hapjen e këtyre hoteleve dhe të kuptojnë meritat e qëndrimit në një hotel për t’u shëruar, dhe të ndjehen të sigurt për procesin e rimëkëmbjes së tyre. Mjekët dhe infermierët do të ndodhen këtu në çdo kohë, kështu që në krahasim me të qëndruarin në shtëpi, ka më shumë siguri”, shpjegon Naoko Kubota, Drejtore e Lartë për Planifikimin, në Byronë e Çështjeve të Përgjithshme të Qeverisjes Metropolitane të Tokios.
Dy robotë gjithashtu do të veprojnë në këto ambiente për herë të parë.
Njëri është roboti Pepper, tashmë i njohur në Japoni, i ngarkuar me përshëndetjen e njerëzve me mesazhe pozitive.
Roboti tjetër është një robot pastrimi i cili do të funksionojë në lobet e hotelit – të përcaktuara si zona të kuqe – për të zvogëluar hyrjen e stafit në ato zona. Roboti ka aftësinë të shmangë pengesat dhe njerëzit.
“Duam të përdorim teknologjinë e robotikës, për të cilën Japonia është e njohur, që të ofrojmë një ambient të rehatshëm dhe të këndshëm në hotel. Për shembull, ne po prezantojmë një robot pastrimi këtë herë për hollin që zakonisht do të konsiderohej një Zonë e Kuqe. Do t’i provojmë këta robotë pastrimi në vend të njerëzve për pastrimin e kësaj zone”, thotë Naoko Kubota.
Lobi gjithashtu do t’u mundësojë pacientëve të hyjnë në aplikacionet e menaxhimit shëndetësor në kompjuterë dhe tabletë për të regjistruar temperaturat e tyre dhe për të verifikuar simptomat.
Për shumicën e njerëzve, coronavirusi i ri shkakton simptoma të buta ose të moderuara, të tilla si ethe dhe kollë, që pastrohen në dy deri në tre javë. Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoni, dhe mund të çojë në vdekje.
Shumica e njerëzve shërohen plotësisht. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Alibaba po punon në zhvillimin e AI “që mund të arsyetojë si një qenie njerëzore”

Apple planifikon të shtojë 20,000 vende pune në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën – Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Apple planifikon të shtojë 20,000 vende pune në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri