LAJMI I FUNDIT:

Robinho zbulon përplasjen e Ibrahimovicit me Gattuson në stërvitje te Milani

Robinho zbulon përplasjen e Ibrahimovicit me Gattuson në stërvitje te Milani

Është një fakt i njohur brenda futbollit që Zlatan Ibrahimovic i do artet e tij marciale dhe në të kaluarën i ka praktikuar, por ish-bashkëlojtari i tij, Robinho ka zbuluar një histori interesant kur suedezi u ndesh me Gennaro Gattuson gjatë kohës së tyre te Milani.

Suedezi ka shijuar një karrierë të madhe, duke luajtur për disa nga klubet më të mëdha në botë, përfshirë Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, PSG-në dhe Manchester Unitedin.


38-vjeçari ka fituar trofe kudo që ka shkuar dhe golat e tij të mrekullueshme për klubin dhe vendin pa dyshim se do të mbahen mend gjithmonë.

Ancelotti e Mourinho publikojnë formacionet me lojtarët më të mirë që kanë pasur nën urdhrat e tyre - Ibrahimovic me ata që ka luajtur
Lexo po ashtu Ancelotti e Mourinho publikojnë formacionet me lojtarët më të mirë që kanë pasur nën urdhrat e tyre - Ibrahimovic me ata që ka luajtur

Por, ky vetëbesim do të thotë që Zlatan duhet të fitojë gjithçka ku ai merr pjesë, qoftë kjo në futboll apo një disiplinë tjetër.

Pavarësisht se Ibrahimovic kishte rripin i zi në taekwondo, ish-bashkëlojtari i tij te Milani, Gattuso, mendoi se do ta mposhte atë gjatë stërvitjes.

Gattuso ishte i njohur për stilin e tij agresiv të të luajturit dhe konfrontimeve me lojtarët dhe stafin stërvitor.

Sidoqoftë, Robinho ka zbuluar një përplasjen mes të dyve (Ibrahimovic-Gattuso) në terrenin e trajnimit, ‘luftë’ e cila u fitua nga suedezi.

“Një ditë në stërvitje ai e sfidoi Gattuson në një luftë jiu-jitsu (disiplinë në artet e përzierja marciale)”, ka zbuluar fillimisht Robinho për gazetën Marca.

“Para syve tonë ishte një djalë i egër (Gattuso) duke bërë arte marciale kundër Zlatanit, i cili ka të fituar një rrip të zi”.

“Kush fitoi? Zlatan gjithmonë fiton…”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori