Robin Krasniqi njofton se i ka vdekur babai: Më copëtove në shpirt

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, ka dhënë një lajm të hidhur për ndjekësit në rrjete sociale.
Ai në një njoftim në Instagram bën të ditur se ka ndërruar jetë babai i tij, duke thënë se ishte krenar për të si një nga mbështetësit më të mëdhenj në jetë dhe karrierë.
Në shkrimin e emocionues, Robini nuk ka treguar për arsyet e vdekjes.
Postimi i plotë i Krasniqit (pa ndërhyrje):“Më Coptove në shpirt o Babë! U ndave nga jeta shumë heret dhe na le me mallë për ty, përgjithmonë! Ti ishe mbështetesi dhe kshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga miresija e burrërija e jote Babë! Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri ytë dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë. Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi të gjithë. U bëfsh banor i Xhehnetit Babë. Në zemren time do të të mbajë gjithmonë”. /Telegrafi/























































