LAJMI I FUNDIT:

Robert Radoja dhe puna e tij Inva Mulën, Ermonela Jahon, Ema Qazimin…

Robert Radoja dhe puna e tij Inva Mulën, Ermonela Jahon, Ema Qazimin…

Robert Radoja, i lindur më 15 prill të vitit 1938 në Bolonjë të Italisë, fëmijërinë e kaloi në një fermë në rrethinat e Shkodrës. Babai i tij kishte shumë miq, ndër ta edhe personalitete të shquara të kulturës, që shkonin për takime miqësore në fshat, mes të cilëve edhe Preng Jakova, që në atë kohë kishte krijuar korin kishtar. Kur Preng Jakova sillte fizarmonikën me vete tek shtëpia e tyre, Roberti i vogël do të elektrizohej nga prekja e tingujve të parë muzikorë. Dhe, ishte kjo fizarmonikë prej nga nisën hapat e parë të një artisti të madh…

Jeta dhe vepra e kompozitorit Robert Radoja nuk është thjesht një histori muzike, por është edhe pjesë e rëndësishme e historisë kombëtare. Mësuesi dhe zbuluesi i shumë talenteve muzikore, një pianist klasi, figurë emblematike e muzikës shqiptare, ka shumë për të rrëfyer nga odiseja e një jete të mbushur me tinguj, me përkushtim, me idealizëm, shpërblesa mirënjohjesh, por edhe me krenari kur sheh nxënësit e tij të pushtojnë skenat shqiptare dhe ato botërore.


Me një modesti të mahnitshme, në këtë intervistë ndiqet jeta e një artisti të madh, duke filluar nga puna në Pallatin e Pionierëve me nxënësit e tij, sot artistë të mëdhenj apo personalitete të mëdha të kulturës, si: Inva Mula, Ermonela Jaho, Suzana Frashëri, Ardit Gjebrea, Suzana Turku, Zana Çela, Irma Libohova, Elsa Lila, Armando Kllogjeri e shumë të tjerë. /Report TV/

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Liria 1.7

Liria 1.7

Kulture
IDIL I VDEKUR

IDIL I VDEKUR

Poezi
S’KA RRUGËDALJE

S’KA RRUGËDALJE

Poezi
DASHURIA ERDHI

DASHURIA ERDHI

Poezi
Unë jam gjeni!

Unë jam gjeni!

Fjala+
Kalo në kategori