Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, të Korporatës Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), të Bankës Amerikane për Eksport-Import, të Shoqatës së Biznesit Amerikë – Evropë Qendrore, si dhe përfaqësues të gjashtë kompanive të mëdha amerikane të sektorit të energjisë.
Ministria njofton se gjatë takimit, Përfaqësuesja Speciale për Partneritete Botërore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Dorothy McAuliffe është shprehur se siguria e energjisë si dhe siguria kombëtare në Ballkanin Perëndimor, dhe në Kosovë, do të thotë siguri e energjisë dhe siguri kombëtare edhe për Shtetet e Bashkuara.
Ajo ka shtuar që ky partneritet tash është më i rëndësishëm se kurrë për SHBA-në.
“Ministrja Rizvanolli u ka prezantuar të pranishmëve projektet që Qeveria është duke i zhvilluar, si dhe mundësitë për investim në sektor të energjisë në Kosovë, dhe i ka siguruar të ftuarit që Kosova është e gatshme të luajë rol udhëheqës në rajon drejt sigurisë dhe tranzicionit energjetik”.
“Kjo për të mundësuar diversifikimin dhe pavarësimin e sektorit në rajon nga burimet fosile të Rusisë, si dhe për të shtruar rrugën drejt energjisë së pastër”, thuhet në komunikatën për media.
Kompanitë amerikane, përfshirë Honeywell, GE Power, Siemens Energy, Advent Technologies, Emerson Automation Solutions, si dhe Wethington International kanë shprehur interesin e tyre për të investuar në Kosovë dhe për të kontribuar në planet e saj për zhvillim të sektorit të energjisë.
“Përfaqësuesit e kompanive kanë prezantuar punën e tyre dhe teknologjitë të cilat ofrojnë, të cilat janë në linjë me Strategjinë e Energjisë, si dhe projektet kryesore të Qeverisë për këtë sektor”, thuhet tutje në njoftim.
Në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë, të USAID-it, si dhe të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
HIB Petrol, sërish tatimpaguesi më i madh në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë