LAJMI I FUNDIT:

Rizoto me dredhëza

Rizoto me dredhëza

Përbërësit:

▪ 300 gr oriz
▪ 15- dredhëza
▪ 1 qepë e vogël
▪ 2-3 lugë vaj ulliri
▪200 ml verë e bardhë
▪ pak kripë
▪ pak piper të kuq
▪ 30 gr gjalpë
▪ 250 gr djathë parmixhan i grirë
▪ pak majdanoz i grirë hollë


Përgatitja

Si fillim presim dredhëzat në copa ( lemë dy-tre dredhëza të plota për zbukurim).

I vendosim të marinohen në verë.

Ndërkohë presim qepën hollë dhe e skuqim ngadalë në një tenxhere me pak vaj. Shtojmë orizin në të dhe e kavërdisim së bashku me qepën.

E shuajmë me pas me verën duke kulluar dredhëzat.
I hedhim pak kripë, piperin e kuq të grirë pak trashë.

I shtojmë ujë të ngrohtë ngadalë derisa orizi të jetë zier. Kur orizi të jetë gjysmë i zier është momenti që të shtojmë dredhëzat. E trazojmë ngadalë.

Në fund heqim rizoton nga zjarri dhe i hedhim gjalpin e parmixhanin dhe e trazojmë me kujdes.
E përfundojmë rizoton me majdanoz të grirë hollë dhe disa dredhëza të ndara gjysmë.

Shërbejmë rizoton me dredhëzat të shoqëruar me një gotë verë të bardhë.