LAJMI I FUNDIT:

Rivitalizohen mini-bibliotekat në qendër të Prishtinës

Rivitalizohen mini-bibliotekat në qendër të Prishtinës

Organizata ETEA ka bërë të ditur  se janë tri sheshe kryesore në Prishtinë, mini-bibliotekat e të cilave po rivitalizohen dhe tani do të quhen mini-biblioteka “Musine Kokalari”, mini-biblioteka “Ali Podrimja” dhe “Sartri & Simone”.

Në sheshet, parqet dhe lagjet kryesore në fund të vitit 2019 u hapën minibibliotekat përmes së cilave u mundësohej qytetarëve leximi i librave përgjatë qëndrimit në hapësira publike dhe shkëmbimi i librave nën moton “sill një libër – merr një tjetër”.


“Ndonëse në fillim, hapja e minibibliotekave u vlerësua nga qytetarët, megjithatë bibliotekat e vogla konstant u vandalizuan, u vodhën dhe u shkatërruan duke u nxjerrë kështu pothuajse të gjitha jashtë funksionit të tyre. Kështu, shkatërrimi i tyre nxiti organizatat dhe institucionet partnere që, përveç rifunksionalizimit të organizoheshin edhe për prurje të reja në minibiblitoeka, duke i bërë këto të fundit edhe më domethënëse”, thuhet në komunukatë.

Organizata ETEA ka njoftuar se pas partneritetit të organizatave dhe institucioneve që mundësuan hapjen e 12 mini-biblitoekave, i është bashkuar edhe Mural Fest, me ç’rast tanimë ka filluar rivitalizimi i 3 mini-bibliotekave të shesheve kryesore në Prishtinë.

Minibiblioteka në sheshin “Ibrahim Rugova” tani mban portretin dhe emrin e shkrimtares së parë shqiptare, Musine Kokalari. Portretin dhe emrin e Ali Podrimjes mban mini-biblioteka në sheshin “Adem Jashari”. Ndërsa, Simone de Beauvoir dhe Jean Paul Sartre janë portretizuar në mini-bibliotekën e vendosur në parkun “Heroinat”.

“Derisa puna po vazhdon në rivitalizimin e plotë të objekteve, organizata ETEA njofton se së shpejti do të bëhet edhe rimbushja me libra dhe kështu minibibliotekat do t’i rikthehen lexuesve, përderisa nuk përjashtojnë rrezikun se të njëjtat prapë do të jenë cak i vandalëve me ç’rast bëhet thirrje ndaj organeve gjegjëse që të jenë më të kujdesshme në raport me pronën dhe të mirën e përbashkët qytetare”.

Minibibliotekat janë mundësuar nga bashkëpunimi mes organizatës ETEA, Kuvendit Rinor të Prishtinës, Librarisë Dukagjini, Forumit për Iniciativa Qytetare, Komunë së Prishtinës, Zyrës së BE-së në Kosovë dhe së fundmi këtij partneriteti i është bashkuar edhe Mural Fest. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori